Protesta e opozitës, Ndreca: Policia nuk ra pre e provokimeve, ruajti “një fije të hollë” që rezultoi me sukses!

schedule20:43 - 9 Tetor, 2024

schedule 20:43 - 9 Tetor, 2024

Deputeti i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca në emisionin “Real Story” në ABC News përgëzoi punën e policisë në protestën që u mbajt të hënën, protestë e cila ishte organizuar nga opozita.

Protesta u tensionua ndërsa protestuesit hodhën molotov në drejtim të efektivëve. Ndreca u shpreh se ishin marrë masa për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit në kohë, dhe se policia nuk ra pre e provokimeve.

Pjesë nga biseda në studio:

Karamuço: Gjëja e mirë që u bë ishte mbështetja me hidrant të cilët kanë shuar menjëherë në kohë të shpejtë flakët edhe në trupat e policëve kanë bërë të mundur që ata të shpëtojnë.

Mërtiri: Përse duhen lënë aty policë me këmishë?

Ndreca: Mund të ishte edhe komunikim teknik që mos të agravohet situata

Karamuço: Ka pasur një plan të posacëm që trupat duhet të lëvizin. Gjithë forcat e tjera vinin nga kryeministria drejt Ministrisë së Brendshme. Ka pasur një mungesë koordinimi për lëvizjen e trupave.

Ndreca: Fakti që kishin marra masa për të shuar në kohë zjarrin, tani gjithmonë në protesta të kësaj natyre ka një vijë të hollë ndarëse. Policia është përpjekur për të mbajtur një vijë të hollë që as të mos binin pre e provokimeve. Policia ka mbajtur një fije që rezultoi me sukses…

Mërtiri: Përdorimi i gazit është shumë i tepruar. Ai gaz të mbyt…Duhet të jetë pak me kursim sepse edhe mund të vrasë.

Karamuço: Ato kanë një manual për secilën prej bombolave që hidhen… Duhet të ketë një normativë dhe trajnim për këtë që në çfarë kushtesh të hidhen.

/abcnews.al/