Protesta e opozitës/ Mertiri: Ka humbur besueshmëria. Nga kjo protestë, s’i hyn asnjë gjemb në këmbë Ramës

schedule18:35 - 12 Korrik, 2024

schedule 18:35 - 12 Korrik, 2024

Analisti Ergys Mertiri thotë se pjesëmarrja e vogël në protestën e së enjtes, tregon edhe njëherë humbjen e besueshmërisë te opozita. Në një intervistë për “Special Report”, analisti u shpreh se kryeministri Edi Rama “përfiton” nga kjo protestë për sa kohë ka përballë Sali Berishën dhe Ilir Metën.

“Pjesëmarrja është është e vogël, çka tregon mungesën e thellë të besueshmërisë që kanë ata. Eksportimi i fajit te populli është arrogancë e patolerueshme për çdo politikan, aq më tepër kur është në opozitë. Nëse populli nuk vjen pas teje është faji jot dhe nuk e bind popullin që e ke seriozisht dhe të të ndjekë. Pra ai që është në politikë, ai në opozitë nuk duhet të fajësojë të tjerët pse s’e besojnë por të shohë nga vetja pse nuk është i besueshëm.

Është fati i madh i Ramës që ka përballë Metën dhe Berishën dhe për sa kohë do t’i ketë këta të dy, ai do të ketë të garantuar pushtetin. Prandaj Rama po e mban në pushtet Berishën, duke i dhënë vulën, mandatin dhe gjithçka që të qëndrojë në politikë. Për mua kjo protestë, përveç numrit të vogël të mbështetëse, shfaq edhe një gjë tjetër, që është një protestë që për mua vetëm i ndihmon Ramës. S’i hyn asnjë gjemb në këmbë Ramës nga kjo protestë. Rama për sa kohë të ketë këtë opozitë, garanton pushtet të parrëzueshëm.”, u shpreh Mërtiri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!