Protesta e opozitës, Mediu: Në emër të kombit shqiptar të tregojmë se nuk ka qeveri apo kryeministër mbi Ne

schedule12:00 - 11 Nëntor, 2022

schedule 12:00 - 11 Nëntor, 2022

Partia Republikane i ka bërë thirrje shqiptarëve që t’i bashkohen protestës së thirrur nga opozita ditën e nesërme në orën 16:00.

Me moton “Shqipëria në rrezik”, opozita ka paralajmëruar ditën e nesërme se do të mbaje protestën më të madhe kombëtare të zhvilluar ndonjëherë.

Kreu i PR-së, Fatmir Mediu,  përmes një postimi në Facebook, bën thirrje që në emër të popullit, duhet të tregojnë se asnjë qeveri apo kryeministër nuk është mbi ta.

Mediu: Partia Republikane i bën thirrje gjithë shqiptarëve të marrin pjesë në protestë.

Në emër të lirisë, dinjitetit, familjes, kombit shqiptar të tregojmë se nuk ka qeveri apo kryeministër që është mbi Ne.

/Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!