Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar pas protestës së opozitës, ku një grup protestuesish çanë kordonin e policisë dhe u përplasën me uniformat ble. Në Twitter, Lleshaj shkruan se Policia e Shtetit u vu në shënjestër të dhunës së verbër që mësynte ndaj Kuvendit të Shqipërisë.
“Edhe sot Policia e Shtetit u vu në shënjestër të dhunës së verbër që mësynte ndaj Kuvendit të Shqipërisë. Keqardhje për degradimin e opozitës parlamentare në gjendje parapolitike dhe respekt për përgjegjshmërinë e profesionalizimin e Policisë së Shtetit”, shkruan Lleshaj, ndërsa i shpreh policisë mirënjohje për për përgjegjshmërinë dhe profesionalizimin e treguar gjatë protestës së sotme./abcnews.al