Protesta e opozitës, Kryemadhi: Parlamenti, turp i shqiptarëve

schedule17:45 - 26 Shkurt, 2019

schedule 17:45 - 26 Shkurt, 2019

Gjatë fjalës që mbajti në protestën opozitës përpara Kuvendit, Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, tha se parlamenti është një turp për të gjithë shqiptarët dhe nuk përfaqëson popullin. Ajo tha se opozita do jetë çdo ditë përpara parlament.

“Ai parlament është turp i shqiptarëve, ashtu siç ishin kanë qenë vendimet më të turpshme që herë pas herë ka pasur në historinë e Shqipërisë dhe i kanë kushtuar për lirinë dhe demokracinë e saj.

Sot i drejtohem atyre socialistëve të ndershëm, që janë pa punë dhe u kanë falimentuar bizneset, që u janë larguar fëmijët, për të gjitha ato nëna dhe baballarët, për të gjitha ata që shqiptarë që nuk kanë mundësi të shkollojnë fëmijët e tyre. Prezenca jonë nuk është vetëm për, sot do të jetë për çdo ditë”, tha Kryemadhi.

Sipas Kryemadhit, mazhoranca dhe parlamenti i sotëm, ka shkatërruar të ardhmen e qytetarëve.

Ata sot treguan dhe njëherë që nuk përfaqësojnë popullin. Sot treguan dhe njëherë që është parlamenti që punon për 5 veta. Ai parlament tregoi që në thelbin e zemrës së tyre nuk ekziston respekti për qytetarët, por dashuria për Vangjushin dhe kriminelët e tjerë.Fenomeni i Edi Ramës është një fenomen që nuk duhet të jetë në sytë e shqiptarëve. Një parlament që shkatërroi të ardhmen e shqiptarëve që nxori jashtë vendit 400 mijë qytetarët dhe pasuroi vetëm  5 njerëz”, tha ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!