Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protesta e opozitës/ Delegacioni i BE: Aktet e dhunës në Tiranë rrezikuan jetë njerëzish!

schedule16:27 - 1 Mars, 2026

schedule 16:27 - 1 Mars, 2026

Delegacioni i Bashkimit Evropian ka reaguar pas protestës së dhunshme të opozitës.

Në një status në Facebook, delegacioni i BE shpreh shqetësim për aktet e fundit të dhunës në Tiranë, duke theksuar se rrezikuan edhe jetë njerëzish.

REAGIMI:



Delegacioni i Bashkimit Evropian thekson se e drejta për tubim paqësor është një shtyllë themelore e çdo shoqërie demokratike. Ajo duhet të ushtrohet me përgjegjësi, në respekt të plotë të sundimit të ligjit dhe të sigurisë së të gjithë individëve.

Në këtë kontekst, Delegacioni i BE-së shpreh shqetësim për aktet e fundit të dhunës në Tiranë, të cilat rrezikuan jetë njerëzish.

Delegacioni i BE-së u bën thirrje aktorëve politikë të tregojnë vetëpërmbajtje. Ne mbështesim angazhimin konstruktiv në funksion të reformave të rëndësishme në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!