Protesta e opozitës, arrestohen 8 persona

schedule20:36 - 5 Mars, 2019

schedule 20:36 - 5 Mars, 2019

Pas protestës së opozitës policia ka arrestuar 8 persona si dhe ka nisur procedimin penal për 9 të tjerë. Siç njoftojnë burime zyrtare të policisë së shtetit, arrestimet janë bërë pas analizimit të pamjeve filmike dhe provave të mbledhura gjatë protestës, ku tubuesit kundërshtuan e goditën me mjete të forta dhe lëndë plasëse efektivët e policisë. Ndaj 8 te arrestuarve janë ngritur akuzat për  “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prishje e qetësisë publike”.

Në cilësinë e provave materiale, policia njofton se janë sekuestruar kapsolla, doreza, kapuç, maska,  pjesë metalike, flakadanë, etj. Përpos të arrestuarve janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” edhe 9  shtetas të tjerë. Policia e Shtetit përsërit thirrjen drejtuar organizatorëve të protestave, të distancohen nga elementët problematikë e me precedentë, që cënojnë rendin dhe sigurinë, duke sulmuar e goditur punonjësit e policisë si dhe tentojnë të cënojnë integritetin e institucioneve shtetërore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!