Protesta e opozitës/ Angazhohen 1500 efektivë për rendin dhe sigurinë

schedule14:38 - 24 Maj, 2019

schedule 14:38 - 24 Maj, 2019

Rreth 1500 efektivë të policisë do të angazhohen për protestën e opozitës. Në ndihmë të oficerëve të policisë gjyqësore jane edhe kamerat me rezolucion të lartë, teksa shtyllat edhe në këtë protestë janë të lyera me graso.

I gjithë perimetri i sigurisë së kryeministrisë, është rrethuar me barriera metalike nga policia e Shtetit.

Unifromat blu ndodhen në gatishmëri, prej së premtes. Një pjesë e mirë e trupave policore, do të jenë edhe nga drejtoritë vendore, si ajo e Durrësit dhe e Elbasanit.

Parapërgatitja për protestën ka nisur më herët. Me një udhëzim të veçantë nga Drejtori i  Policisë së Tiranës u është lënë detyrë komisariateve të evidentojnë personat e dhunshëm. Ata do të monitorohen gjatë protestës me agjentë civilë që do të infiltrohen brenda manifestuesve. Në ndihmë të oficerëve të policisë gjyqësore jane edhe kamerat me rezulucion të lartë, teksa shtyllat edhe në këtë protestë janë të lyera me graso.

Në rreshtin e parë do të jenë të dislolokuara policia e rendit dhe forcat Shqiponja. Ndërkohë që Forcat Lëvizëse, Operacione, RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpjet, janë të pozicionuar në pjesën e pasme të Kryeministrisë.

Masa ka marrë edhe Policia Rrugore. Autobusët që do të vijë me protestues nuk do të lejohen të futen në qytet. Ata që vijnë nga ana veriore do stacionohen pranë stadiumit “Asllan Rusi”, ndërsa nga ana jugore tek Fakulteti Ekonomik.

Gjithashtu do të ndalohet qarkullimi dhe parkimi i automjeteve tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe rrugët ndërlidhëse të tij. Kufizim të pjesshëm do të ketë edhe rruga që lidh selinë e PD me Kryeministrinë.

Gazetar: Andi Qosja

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!