Protesta e opozitës/ ABC News sjell pamjet nga sipër me dron të pjesëmarrësve

schedule20:53 - 11 Korrik, 2024

schedule 20:53 - 11 Korrik, 2024

Demokratët janë mbledhur këtë të enjte para kryeministrisë në një protestë të thirrur nga Sali Berisha. Nga pamjet e siguruara me dron nga ABC News, shihet edhe pjesëmarrja në protestë.

Më herët, para nisjes së protestës, policia gjeti disa qese me gurë, të fshehura afër lulishteve te kryeministria. Mendohet se me këta gurë, protestuesit do të godisnin godinën e kryeministrisë.

Theksojmë që protestuesit kërkojnë lirimin e Berishës, që ndodhet prej gati 7 muajsh në izolim si dhe një qeveri teknike, pasi demokratët nuk duan Ramën të qeverisë gjatë zgjedhjeve./abcnews.al