Protesta e naftëtarëve, PD: Qeveria të dëgjojë zërin e tyre, të zgjidhë problemin pa vonesa

schedule14:02 - 17 Shtator, 2020

schedule 14:02 - 17 Shtator, 2020

Partia Demokratike ka reaguar, përplasjes së policisë me naftëtarët e Ballshit para MIE-s.

Në reagimin e saj PD-ja shkruan se naftëtarët kanë të drejtën e tyre të protestojnë dhe të kërkojnë pagat e prapambetura, policia nuk mund të përdoret kundër tyre.

Ndër të tjera në reagimin e saj selia blu shkruan se qeveria duhet të dëgjojë zërin e naftëtarëve dhe t’u zgjidhë problemin pa vonesa dhe mashtrime të tjera.

Deklarata e plotë:

Policia e Shtetit nuk duhet të përdoret kundër qytetarëve. Naftëtarët janë në të drejtën e tyre për të kërkuar pagat e prapambetura dhe vijimin e punës. Qytetarët nuk mund të shfrytëzohen, të mos paguhen dhe, në vend të zgjidhjes, të dhunohen nga Policia. Kjo është e turpshme!

Edi Rama nuk duhet të fshihet pas punonjësve të Policisë! Ai duhet të mbajë premtimet që u ka dhënë naftëtarëve. Të autorizojë Belinda Ballukun që të presë përfaqësinë e naftëtarëve!

Qeveria duhet të dëgjojë zërin e naftëtarëve dhe t’u zgjidhë problemin pa vonesa dhe mashtrime të tjera.

Policia e Shtetit nuk duhet të jetë përballë qytetarëve, por përballë atyre që e vjedhur Rafinerinë e Ballshit.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!