Protesta e mjekëve, ish-ministri i Shëndetësisë u del në krah: Po veprohet si talebanët

schedule17:28 - 9 Korrik, 2021

schedule 17:28 - 9 Korrik, 2021

Mjekët e spitalit të Traumës vijuan protestën në ditën e dytë për arrestimin e dy kolegëve të tyre që akuzohen se kanë marrë ryshfet për operimin e një prej të plagosurve në ngjarjes së Velipojës.

Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu, deputet i zgjedhur në 25 Prill u del në krah mjekëve duke kërkuar më shumë respekt, pasi sipas tij, ata edhe mund të gabojnë, por nuk mund të denigrohen.

Ky regjim talebanesh, qe godet mjeket dhe mbron trafikantet! Nuk jane mjeket e keqja e ketij vendi, perkundrazi. Mjeket jane vlerat e ketij vendi, por qe po denigrohen, percmohen, persekutohen ne cdo drejtim nga ky regjim, qofte ne pagen e tyre, kushtet teknike te punes, kujdesit per nivelin e tyre profesional, shkencor, dinjitetit intelektual etj.

Po veprohet njelloj si talebanet, qe duan te denigrojne vlerat e shoqerise, intelektualizmin, dijet.

Eshte e disata here qe ky regjim shume larg proporcionalitetit burgos, mallkon, anatemon mjeket; ndersa vendi mbushet me kanabis dhe kriminelet qarkullojne te lire duke ndare fitimet me….

Kjo eshte tashme nje strategji e qarte:

—Goditen me egersi mjeket, intelektualet si pjesa me e brishte e shoqerise, per teatralitet, per te mjegulluar realitetin. Ata mund te goditen me lehte se nuk kane as droge per te trafikuar, as arme per te kercenuar e as para per te blere!

—Goditen mjeket per te hedhur mbi ata katastrofen e sistemit tone shendetesor, per medikamentet e pa sigurta ne qarkullim, per vaksinat Covid jashte standarteve, per te fajesuar ata per 16 mije vdekjet nga epidemia, per 150 M E te harxhuar nga xhepat e shqiptareve per mjekimin e pa rimbursuar te Covid, per ate qe na kercenon ne muajt qe vijne, per nxjerrjen tashme ne « ankand » te mjekesise sone me PPP-te shkaterruese e korruptive te saj!

Edhe mjeket mund te gabojne, te denohen, por cdo gje ka nje balance, ka nje mase, ka nje Komitet Etik, profesional, Urdher Mjekesh, qe sipas llojit te gabimit analizon me pare.

Ka nje proces gjyqesor qe duhet te zhvillohet ndaj tyre, jo per cdo rast me arrestime te tipit komunist, jo menjehere ne pranga e qeli si kriminele e vrases, kur nuk kane kryer nga keto krime, ne disproporcion kjo edhe me ligjin vete.

Te tilla veprime ekstreme, artificiale e te orientuara me cinizem, ndeshen vetem ne te tilla regjime, ne veprimet talebane ndaj vlerave intelektuale, per t’i mposhtur ato si armiku kryesor i autokracive” shkruan ai./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!