Protesta e gazetarëve për anti-shpifjen, Koçiu: E turpshme! Një parti që po vendos veten mbi vendin

schedule10:33 - 18 Dhjetor, 2019

schedule 10:33 - 18 Dhjetor, 2019

Teksa ka nisur seanca plenare, jashtë ambienteve të Kuvendit prej disa minutash, gazetarët dhe aktivitstë po protestojnë.

Gazetarët janë mbledhur për të kundërshtuar paketën anti-shpifje që pritet të votohet sot në Kuvend.

“Mos ma prek fjalën e lirë” është slogani që gazetarët kanë zgjedhur. Ndërkohë, gazetarja Mimoza Koçiu sqaroi arsyet pse gazetarët janë kundër këtyre ndryshimeve ligjore.

Koçiu theksoi se drafti është bërë publik mbrëmë dhe se Parlamenti është kthyer tashmë në sekretariatin e kryeministrit.

Po ashtu gazetarja nënvizoi se ata janë kundër dhe se kjo është e turpshme pasi për hatimin e draftit nuk janë bërë konsultime me gazetarët.

Na kanë se sjellë drafet të ndryshuara edhe Parlamenti është kthyer në sekretariatin e kryeministrit. Ne vazhdojmë ti qendrojmë qendrimit tonë që nuk duam që qevërerinë ta kemi redaktore. Ne po e shohim se çfarë po ndodh me Parlamentin, por shohim edhe si po kalon ky ligj. 45 vjet është përpjekur Enver Hoxha të ndalojë fjalën e lirë, por njerëzit kanë arritur ta flasin dhe ta thonë fjalën e tyre. Është një sinjal se çfarë po ndodh. Shqipëria po tentohet të kthehet pas, është një parti që po vendos veten mbi vendin. OSBE nuk ka certifikuar akoma ligjet.

Ne jemi kundër cdo lloj ndryshimi kozmetik. Njëherë nuk është bërë konsultimi me gazetarët, e pranuan edhe njerëzit e kryeministrit mbrëmë nëpër studio. Kjo është e turpshme. Si mund të bësh diçka për një komunitet gazetarësh dhe të mos i pyesësh. Diktatorët bëjnë të njëjtën gjë”, u shpreh Koçiu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!