Protesta e fermerëve, Ministria e Bujqësisë: Moti i ngrohtë solli superprodhim të perimeve

schedule16:40 - 24 Tetor, 2019

schedule 16:40 - 24 Tetor, 2019

Prodhimet bujqësore të mbetura pa shitur në Myzeqe, bëri që fermerët në mungesë të tregut të hedhin tonelata me domate në kanal. Por situata e fermerëve në Lushnje, nuk ka ndikuar për cmimet në tregjet e Tiranës. ABC News pa nga afër situatën në disa tregje.

Tregtarët në kryeqytet shprehen se çmimet janë të lira për stinën ku ndodhemi, pasi 1 kg domate vendi varion nga 30 deri në 80 lekë.

Në një reagim për ABC News, Ministria e Bujqësisë bën të ditur se shkaku i protestës së fermerëve të Myzeqesë lidhet me ngërçin e krijuar me eksportin e domates dhe çmimin e ulët për shkak të motit të  pazakontë për stinën.

Sipas Ministrisë, për këtë arsye, zona e myzeqesë ka pasur super-prodhim të domates, duke sjellë për pasojë edhe ulje të eksporteve. Fermerët kërkojnë nga qeveria që t’u garantojë një treg për prodhimet e tyre bujqësore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!