Protesta e dhunshme/ Ministri Hoxha e kryepolici Proda vizitojnë efektivët e lënduar te “Trauma”

schedule22:08 - 7 Tetor, 2024

schedule 22:08 - 7 Tetor, 2024

TIRANË- Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda kanë mbërritur në Spitalin e Traumës për të vizituar efektivët e lënduar dhe një nënë, e cila solli në jetë foshnjën e saj në makinë për shkak të vonesave të krijuara nga bllokimi i rrugëve nga protestuesit.

Më herët, Policia e Shtetit në një njoftim të shpërndarë për mediat konfirmoi se dhjetë efektivë janë lënduar si pasojë e akteve të dhunshme, të kryera nga disa militantët të opozitës.

“Deri në këto momente nga sulmet e qytetarëve në tubim, me molotov, lëndë piroteknike e sende të forta ndaj Policisë, janë dëmtuar 10 punonjës Policie”, theksoi policia në njoftimin e saj./ abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!