TIRANË- Katër persona janë arrestuar nga policia pas protestës së zhvilluar të shtunën nga Partia Demokratike. Protesta u shoqërua me tensione dhe akte dhune në rrugët e kryeqytetit.
Gjatë protestës, mbrëmjen e së shtunës janë shoqëruar në komisariat mbi 10 persona, ndërsa katër prej tyre tashmë janë vënë në pranga për veprime të kundërligjshme.
Autoritetet po vijojnë hetimet për identifikimin e të gjithë personave, të cilët ushtruan akte dhune dhe dogjën kazanët e mbeturinave/abcnews.al


