Protesta e dhunshme, aktivisti: Vjen nga pasojat e arrogancës së qeverisë, nuk ka organizim

schedule08:25 - 11 Dhjetor, 2020

schedule 08:25 - 11 Dhjetor, 2020

Për aktivistin Briken Fejzullai përshkallëzimi i protestës në dhunë është e lidhur me sjelljen e qeverisë në këto vite. Në një intervistë për “Abc-ja e mëngjesit” aktivisti tha se arroganca e qeverisë ka sjellë këto pasoja.

“Fakti që nuk kanë sulmuar biznes privat por subjektet që prap tonat janë nuk është gjë e mirë, por nuk është se mund të gjykosh. Historia e përshkallëzimit është kjo që kur ajo përshkallëzon dhe merr për kot nuk është se ke një komandë. Unë mendoj se pika e nisjes së këtij historiku është se kemi shprehjen ne ‘peshku qelbet nga koka’. Nuk filloi dje kjo, por ka 7 vjet, por edhe më shumë. Arroganca e kësaj qeverie bën që të ndihet i gjithëpushtetshëm edhe ai personi i tatimeve që abuzon me postin se nëse ti e lë dhe të sillet si të dojë dhe i pari vetë je arrogant me njerëzit do e reflektosh pastaj. Kur arrin që qytetarit i vihet këmba në fyt, herët a vonë do vihet te kjo”, tha Fejzullai.

Fejzullai shton më tej se nuk beson se protesta ka pasur organizim. “Unë kam qenë në çdo protestë që mendoj se më përfaqëson. Do isha, distancohem nga protestat e dhunshme. Unë nuk nisem me levë në protestë, pro ka protesta që edhe përshkallëzojnë. Kjo e kësaj radhe nuk besoj se ka qenë e organizuar, por me thirrje të ndryshme. Por nuk besoj se kanë qenë të pilotuara. Kjo e ka bërë edhe më ndryshe, i ka dalë nga skema. Kur pashë atë skemën te Kryeministria, me policinë me mburojë m’u duk një gjë shumë e nxitur. Mu duk sikur i kishin vënë aty për të barazuar”, tha Fejzullai. g.v/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!