Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar ndaj protestës të zhvilluar nga opozita.
Duke shpërndarë një foto në rrjetet sociale të Xhamisë të Namazgjasë të mbuluar nga tymi dhe flakët e molotovëve të protestës kryeministri ka shkruar: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Protesta e opozitës e udhëhequr nga lideri demokrat Sali Berisha fillimisht nisin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në sheshin para Kryeministrisë ku u hodhën molotovë dhe fishekzjarrë. Më pas protestuesit u zhvendosën drejt Kuvendit të Shqipërisë, ku u përsërit i njëjti skenar.
Protesta u zhvillua në një kohë ku besimtarët myslimanë, po kryenin ritet fetare në xhami në muajin e shenjtë të Ramazanit.
Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë… pic.twitter.com/RrOz3lLqx3
— Edi Rama (@ediramaal) February 20, 2026


