Protesta e Berishës për TikTok/ Rama me kandidatët në Fier: Qytetarët nuk iu përgjigjën, e njëjta gjë duhet më 11 maj

schedule17:41 - 17 Mars, 2025

schedule 17:41 - 17 Mars, 2025

Kryeministri Edi Rama thotë se qytetarët nuk iu përgjigjën thirrjes së Sali Berishës, për të protestuar kundër mbylljes së TikTok.

Gjatë fjalës së tij me kandidatët e PS në Fier, Rama u shpreh se e njëjta gjë duhet të ndodhë më 11 maj.

Rama shtoi se vendi nuk duhet të humbë kohë për integrimin evropian.

“Takuam disa mësues të familjes sonë politike në Lushnje dhe po flisnim që me TikTok ka ndodhur diçka, që duhet marrë shembull edhe për këto zgjedhje. Prindërit, që janë me bindje të ndryshme, 95 përqind në këshillimin që bëmë, me prindër dhe mësues, janë dakordësuar dhe na kanë thënë që Tik Tok duhet mbyllur. Thirrjes së palës tjetër për të bërë protesta, nuk i janë përgjigjur. Kur vjen puna te interesi i drejtpërdrejtë të shëndetit dhe sigurisë së fëmijëve, Aty nuk ka të majtë dhe të djathtë. Nuk ka ngjyrë blu ose të kuqe, por ka që ky është mendimi i duhur. E njëjta gjë duhet të jetë në 11 maj. Ne nuk mund ta humbim trenin. Pse është e rëndësishme çdo minutë. Serbia negocion prej vitit 2014, kur ne morëms tatusin e kandidatit, Mali i Zi negocion prej shumë vitesh, Maqedonia ka qenë shumë para nesh. Ne negociojmë që prej vitit të shkuar. Ata duan që ne të bëhemi anëtarë të BE dhe duan tani. Është e gjitha gjopolitikë. Negociatat janë detyra të ngatërruara dhe voluminoze. Kërkojnë punë të përditshme”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!