Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Protesta e Berishës, në bulevardin ku qeveria e tij vrau katër persona”/ Çupi: Refleksi i kriminelit që kthehet në vendin e krimit

schedule18:42 - 17 Nëntor, 2025

schedule 18:42 - 17 Nëntor, 2025

Në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News, analisti Frrok Çupi, ndërsa komentoi protestën e mbajtur këtë të hënë para Kryeministrisë të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, tha se nuk është asgjë tjetër veçse; “refleksi i kriminelit që kthehet në vendin e krimit”, duke iu referuar protestës së 21 janarit, ku humbën jetën 4 protestues.

Gjatë kësaj interviste, Çupi u shpreh kritik ndaj kreut të PD duke nënvizuar se fundi politik i Berishës ka qenë “kur ka vrarë katër protestues”.

“Është refleksi i kriminelit që kthehet në vendin e krimit. Protesta e Berishës në bulevardin ku qeveria e tij vrau katër persona. Është një fenomen që duhet përjashtuar nga tradita shqiptare. Kam përshtypjen se është fundi moral, fundi juridik, ndërsa fundi politik i tij ka kohë që ka ardhur. Fundi politik i tij ka qenë kur ka vrarë katër protestues. Në shesh e shohin se sa veta kanë dalë, as kaq pa njerëz nuk e shoqërojnë. Shoqëria ka ikur shumë kohë përpara…Për Sali Berishën e vetmja gjë që ka mbetur, jemi ne mediat që e përmendim”, tha ndër të tjera Çupi.



/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!