Protesta e banorëve të Unazës së Re, Balliu: Rama përgjegjës për negociatat, të largohet

schedule21:28 - 19 Tetor, 2019

schedule 21:28 - 19 Tetor, 2019

Protesta e banorëve të Unazës së Re gjatë mbrëmjes së të shtunës pati si kryefjalë mos hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian. Përfaqësuesit e opozitës që ishin të pranishëm në protestë fajësuan kryeministrin Rama si përgjegjës kryesor për mos hapjen e negociatave dhe i kërkuan atij të largohej.

Banorët e Unazës së Re u mblodhën në protestën e tyre edhe gjatë së të shtunës, ku në mbështetje të tyre ishin dhe përfaqësues të opozitës. Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu u shpreh para banorëve se kryeministri Rama duhet të largohet pasi është përgjegjës për mos hapjen e negociatave

Të pranishëm në vendin ku u mbahet protesta ishin edhe efektivë të policisë së shtetit të cilët nuk lejuan bllokimin e rrugës kryesore.

Pas protestës që zgjati rreth 60 minuta ku nuk pati as incidente, banorët e Unazës së Re u shpërndanë drejt banesave tyre./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!