Protesta e banorëve të lagjes “5 Maji” në kryeqytet që kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre ka “bashkuar” në terren edhe Partinë Demokratike.
Në mbështetje të tyre kanë shkuar anëtarë të 2 PD-ve. Nga ana e Partisë Demokratike zyrtare ka qenë Dhurata Çupi e cila ka mbërritur në zonën ku IKMT ka nisur shembjet që prej orëve të para të mëngjesit.
Ndërsa të pranishëm kanë qenë Ervin Minarolli, të dy nga Komisioni i Rithemelimit të PD-së, të ngritur në Kuvendin e 11 Dhjetorit. /abcnews.al