Protesta e banorëve në Fier, ish-deputetja: Qeveria ka frikë, garda dhe policia ka rrethuar pronën private

schedule13:11 - 12 Janar, 2021

schedule 13:11 - 12 Janar, 2021

Ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj ka reaguar në lidhje me protestën e banorëve në Mbrostar-Ferko të Fierit kundër shpronësimit të pronës së tyre për ndërtimin e spitalit.

Mehmetaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se që në orët e para të mëngjesit garda dhe policia e shtetit është vendosur në Mbrostar-Ferko të Fierit duke rrethuar pa asnjë shpjegim zonën dhe pronën private.

NDër të tjera në reagimin e saj ish-deputetja thotë se shqetësimi i ka ardhur nga banorë të zonës, të cilët shprehen se policia e shtetit nën kërcënime nuk i lejon të qëndrojnë në pronën e tyre dhe të përdorin celularët për të komunikuar apo filmuar çfarë është duke ndodhur.

Postimi i plotë:

Që në orët e para të mëngjesit garda dhe policia e shtetit është vendosur në Mbrostar-Ferko të Fierit duke rrethuar pa asnjë shpjegim zonën dhe pronën private.

Pronarët e tokës bujqësore që ndodhet në krah të autostradës na kanë kontaktuar të shqetësuar, pasi garda dhe policia e shtetit nën kërcënime nuk i lejon të qëndrojnë në pronën e tyre dhe të përdorin celularët për të komunikuar apo filmuar çfarë është duke ndodhur. Po ashtu edhe gazetarëve u është kërkuar të largohen për të mos transmetuar live ngjarjen.

Pse trembet Edi Rama nga pronarët e tokës? Pse nuk pranon të komunikojë me ta publikisht? Pse nuk ndjek rrugën institucionale dhe ligjore për zhvillimin e projekteve? Pse kërcënohen qytetarët? Pse nuk bëhet transparencë mbi marrjen e vendimeve? Me kë u konsultua Edi Rama përpara se ti vinte gishtin asaj toke? Kush janë ekspertët e shëndetit publik dhe urbanistikës që e kanë sygjeruar atë tokë bujqësore, nën nivelin e autostradës dhe me lagështi si vend të përshtatshëm për ndërtimin e një spitali?

I bëj thirrje gardës dhe policisë së shtetit të mos dhunojnë qytetarët që ndodhen në pronën e tyre private, të mbrojnë të drejtën e tyre për tu informuar e të drejtën e medias për të transmetuar e informuar publikun./abcnews.al