Protesta e “Astirit”, pranga Klevis Balliut dhe 3 protestuesve

schedule10:20 - 8 Maj, 2019

schedule 10:20 - 8 Maj, 2019

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Tiranës. Bashkë me balliun u prangosën edhe 3 protestues të tjerë, ndërsa në total policia procedoi 30 persona që do të hetohen në gjendje të lirë.

 Pas ndalimit të Klevis Balliut një ditë më parë në zonën e Unazës së Re, për protesta dhe kundërshtim të punonjësit të policisë, prokuroria  e Tiranës kërkon arrestimin e  tij. Ish-deputeti u ndalua të martën në orën 11:00 nga forcat e policisë, bashkë me tre banorë të zonës së Astirit. Ata bllokuan rrugën në tentativë për të penguar kalimin e eskortës së kryeministrit Edi Rama.

Në total policia e Tiranë ka proceduar 30 protestues, të cilët po hetohen në gjendje të lire. Gjatë protestës pati konfrontime me forcat e policisë që tentuan të largojnë protestuesit nga rruga. Vetë ish-deputeti i PD-së u përplas me uniformat blu, ku ndihmë të policisë së rendit ishin edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Shqiponjat.

Pas arrestimit të ish deputetit Balliu, banorët tentuan të hyjnë me forcë ambientet e Komisariatit Nr.6., por që u ndaluan uniformat blu, duke hedhur edhe gaz lotësjellës. Gjatë konfrontimeve mbetën të lënduar 4 edhe efektivë policie, që morën ndihmën e parë në spitalin e Traumës.

Balliu pritet të njihet me masën e sigurisë ditën e enjte, ku prokuroria ka ngritur zyrtarisht ndaj tij gjashtë akuza për veprat penale; të “Kundërshtimit me dhunë të punonjësit të rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkatërrimi i pronës”./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!