Protesta e 8 Janarit, PD: Asnjë i inkriminuar nuk do e shkatërrojë dot partinë

schedule17:09 - 12 Janar, 2022

schedule 17:09 - 12 Janar, 2022

Partia Demokratike ka publikuar një tjetër video nga protesta e 8 Janarit. Në një reagim në rrjetet sociale, PD thekson se asnjë kriminel i thirrut nga Sali Berisha për të shkatërruar partinë nuk ia doli dot.

Ajo shton se PD zgjodhi të jetë në shërbim të shqiptarëve dhe jo të një personi që nuk e lidh më asgjë me demokratët.

“Asnjë kriminel i thirrur nga Sali Berisha për të shkatërruar Partinë Demokratike nuk i’a doli dhe nuk do t’ia dalë. Partia Demokratike nuk u kthye në bunker për hallin personal të Sali Berishës sepse demokratët refuzuan dhunën, refuzuan gjuhën e urrejtjes.

Demokratët zgjodhën me vendosmëri të jenë në shërbim të shqiptarëve, jo të një personi që nuk e lidh më asgjë me Partinë Demokratike”, thuhet në reagimin e PD.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!