Protesta e 8 janarit, Berisha kallëzon Bashën dhe Bardhin

schedule13:53 - 19 Janar, 2022

schedule 13:53 - 19 Janar, 2022

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka bërë një kallëzim penal kundër kryedemorkatit Lulzim Basha dhe sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi në lidhje me protestën e 8 janarit në selinë blu.

Akuzat e padisë së ngritur nga Komisioni i themeluar nga ish-kryeministri Sali Berisha në Kuvendin e 11 dhjetorit janë: “Shkelje e rregullave mbi lëndët helmuese”, “shkatërrim prone”, ‘dëmtime të tjera me dashje, “pengimi në ushtrimin e të drejtës për tu shprehur”.

Kallëzimi i është drejtuar SPAK-ut dhe Prokurorisë së Tiranës. Protesta e 8 janarit u shoqërua me arrestimin e 35 personave, të cilët më pas u liruan. Në mesin e të shoqëruarve kishte persona si nga jashtë selisë ashtu edhe brenda selisë.Pas dhunës së ushtruar në seli më 8 janar, Basha mori disa vendime, duke e nisur me përjashtimin nga anëtarësia e PD të  Berishës si dhe  8 deputetëve të tjerë u përjashtuan apo pezulluan, një masë që u shtri dhe ndaj 19 mbështetësve të ish kryeministrit.

Partia më e madhe opozitare vendosi në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të zgjedhë Agron Gjekmarkaj si nënkryetar të Kuvendit të Shqipërisë dhe nënkryetar i partisë, ndërsa Enkelejd Alibeaj u zgjodh kryetar i grupit parlamentar, në vend të zotit Alfred Rushaj. Kryetari i PD-së dhe ish Kryeministri u përballën përsëri të shtunën në distancë ku nuk munguan akuzat ndaj njëri-tjetrit. be.k/abcnews.al