“Protesta e 6 dhjetorit veprim i dëshpëruar”, Vangjeli: E përfytyroj doktorin me sytë te telefoni dhe veshin te dera

schedule22:02 - 2 Dhjetor, 2022

schedule 22:02 - 2 Dhjetor, 2022

Analisti Lorenc Vangjeli tha në emisionin “Log” në Abc, se protesta e thirrur nga Sali Berisha më 6 dhjetor ditë që përkon me Samitin e BE-së në Tiranë është një veprim i dëshpëruar, që nuk është llogaritur mirë.

Vangjeli u shpreh në studion e Abc se Samiti është çështje ndërkombëtare, ndërsa protesta “një hall” lokal, e këto të dyja sipas tij nuk duhet të trazohen. Më tej Vangjeli tha se ditën e protestës, Berisha do të ketë një sy në telefon e një vesh në derë.

“Ky është një samit ndërkombëtar, ndërsa halli ynë është lokal. Ti trazosh të dyja këto është gaf, naivitet, egoizëm dhe llogari e gabuar nga ata që duan të bëjnë protestësn. Është një hesp i vogël në një histori ndërkombëtare. Një hesap i gabuar, i ndërtuar për interesa të caktuara.  Në 6 dhjetor do të faktorizohet ndërkombëtarisht se çdo llogari që bëhet me Ramën kalon edhe nëpërmjet tij. Berisha i llogarit fjalët, por ky është një veprim i dëshpëruar. Doktori po luan si lojtar bilardo. E përfytyroj doktorin me sytë te telefoni dhe veshin te dera”, tha Vangjeli në emisionin “Log”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!