Protesta e 20 dhjetorit, Berisha: Në mbrojtje të interesit kombëtar, shqiptarët e dinë rolin e tyre

schedule10:03 - 18 Dhjetor, 2021

schedule 10:03 - 18 Dhjetor, 2021

Ish kryetari i partisë Demokratike , Sali Berisha  këtë të shtunë në ditën e Referendumit të thirrur prej tij për shkarkimin e kreut të PD-së Basha, ka komentuar dhe protestën e thirrur të hënën e 20 dhjetorit.

Berisha në fjalën e tij është shprehur se protesta e të hënës është një protestë e thirrur me urgjencë në mbrojtje të interesit kombëtar pas lajmit për ardhjen e presidentit Aleksandër Vuçiç në Tiranë.

Sipas tij demokratët do të jenë pjesë e kësaj proteste në orën 16:00, ndërsa sa i përket pjesëmarrjes së shqiptarëve nga Kosova është shprehur se çdo shqiptar e di vetë rolin e vet.

Ditën e Hënë në orën 16:00 të gjithë demokratët në protestën e madhe në mbrojtje të interesit kombëtar dhe kundër vjedhjes së tmerrshme të 430 milionë eurove që kreu i Meduzës kërkon që ti fsheh. Po i mbledh në cilësinë e sovranit, kuvendi është autoriteti më i lartë i PD-së që urdhëroi dhe thirrjen e referendumit. Sot keni një anti-Kuvend ose një takim të shoqatës Brava-Bardhi. Shqiptarët e dinë vetë rolin e tyre unë kisha paralajmëruar se Ballkani i Hapur nuk mund të kalojë kundër interesave jetike të shqiptarëve si aleancë anti shqiptare”, ka thënë Berisha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!