Protesta e 13 prillit e opozitës u diskutua në studione byro Politke në ABC News me analistët Mimoza Koçiu, gazetare e Politika në ABC News, Roland Lami Pedagog i UET, Ermal Hasimja opinionit dhe Mentor Kikia kryeredaktor i Klan Plus.
Për Koçiun opozita në këtë protestë të tretë të saj kombëtare donte të tregonte forcën e numrave.
“Protesta e tretë në radhë. E madhe kam përshtypjen se opozita donte të tregonte forcë numerike. Kësaj i kanë mëshuar kryetari Basha dhe mbështetësit. Forca e numrave në shesh. Kishte pjesëmarrje masive. Problemi që ka shqetësuar mazhorancën ishte pjesëmarrja në shesh”.
Për pedagogun Lami opozita po ndërton strategji për të futur në kurdh ministrinë e Brendshme dhe nuk kanë munguar ngjarjet për ta nxjerrë në pah.
“Ka një luftë për të dominuar në hapësirë mediatike mbi protestën, ka tendencë për ta nxjerrë të dhunshme që kërkon të provokojë apo të sjellë ngjarje të së shkuarës, ndërsa opozita ka tendencë të nxjerrë në pah epërsinë e ministrisë së rendit ndaj protestuesve. Mbështetja nuk ka rënë, numrat përbëjnë një vlerë
Opozita po ndërton strategji për të fut në kurdh ministrinë e Rendit dhe nuk kanë munguar ngjarjet për ta nxjerrë në pah.
Raste sporadike të ushtrimit të dhunës.
Pjesa agresive që ka qeveria ndaj gazetarisë ku nëpërmjet Ministrisë së Rendit janë bërë arrestime e goditje të gazetarëve në terren. Këto elementë ka përdorur opozita dhe ia ka arritur”.
Ndërkaq për Hasimjan protesta nuk duhet të funksiononte kështu.
“Mënyra si zvhillohet protesta tregon se është konceptuar si përballje forcash, numrash, ndërkohë që protesta nuk duhet të funksiononte kështu”.
Por tema e bisedës së Byro Politike u ndërpre për shkak të lidhjes së drejtpërdrejtë me Euronews për ngjarjen në Katedralen e Parisit. Gazetarja Mimoza Koçiu dhe drejtuesja e emisionit Juli Xhokaxhi kanë përcjellë drejtpërsëdrejti situatën në Paris, me përkthime dhe komente në studio. /abcnews.al