“Protesta do vijojë derisa të vejë gjaku në gju”, thirrja e banores që preket nga projekti i unazës së re

schedule18:44 - 14 Tetor, 2019

schedule 18:44 - 14 Tetor, 2019

“Zjarr benzinë do ta mbrojmë shtëpinë”. Janë thirrjet e banorëve të unazës së re që preken nga projekti i zgjerimit.

Si çdo natë banorët e unazës e re kanë dalë në protestë për të shprehur kundërshtitë e tyre në lidhje me projektin e unazës, që prek banesat e tyre. Një nga banoret e prekura nga projekti ka deklaruar se protesta do të vijojë derisa të vejë gjaku në gju, pasi janë në të drejtën e tyre.

“Protesta do vijojë deri sa të vejë gjaku në gju, fuqia jonë është në rritje. Ka hipur në anijë të kalbur e po mbytet nga dita në ditë. Nuk do ia falim Shqipërinë një të sëmuri psikik që ka vetëm një emër. Ne jemi më të fortë se kurrë,  kemi mbi kokë Zotin. Të venë para drejtësisë ata që vodhën 40 milionë euro.”

Ata ka akuzuar dhe ambasadorin e OSBE-së për gjestin fyes, ndërsa kanë mbledhur firmat për peticion për shpalljen non grata të Borchardt. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!