Protesta dhe përleshje në Maqedoni për rastin “Monstra”, disa të lënduar dhe arrestuar

schedule19:45 - 26 Shkurt, 2021

schedule 19:45 - 26 Shkurt, 2021

Shtatë policë të lënduar dhe tetë protestues janë shoqëruar në polici nga tubimi që u zhvillua për rastin “Monstra” në Maqedoni ditën e sotme. Pas përshkallëzimit të situatës, në disa raste në ndihmë të lënduarve u erdhi autoambulanca.

Protestuesit kërkuan që policia të hapë kordonin. Kishte disa tentime për përleshje me policinë. Për qetësimin e masës ndërhynë edhe deputetët që ishin prezentë në protestë, shkruan Alsat.

Përleshja mes protestuesve dhe policisë vazhdoi edhe disa minuta pas tërheqjes së turmës.

Marshit protestues përveç qytetarëve, familjarëve të të dënuarve për rastin “Monstra”, iu bashkuan edhe familjarë të Almir Aliut nga Kumanova dhe familjarë të të dënuarve në rastin “Alfa”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!