Protesta kombëtare e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha është mbyllur pa incidente të mëdha.
E vetmi moment kur situata u nxeh ishte pasi Berisha përfundoi fjalimin e tij. Protestuesit në ato momente hodhën bomba molotov drejt godinës së kryeministrisë.
LEXO EDHE: VIDEO/ Mjete piroteknike drejt kryeministrisë, oficerët e policisë gjyqësore mbledhin provat
Gazetarja e ABC News, Xhensila Kodra, bën me dije policia ka shoqëruar deri më tani 3 protestues, ndërsa ka mbetur i lënduar lehtë një efektiv policie.
Berisha i bëri i thirrje policisë në fjalimin përmbyllës nga “selia blu” për të liruar urgjentisht qytetarët e arrestuar.r.t/abcnews.al