Protesta, Berisha në podium: Prania juaj këtu i detyroi të largohen nga parlamenti

schedule18:54 - 13 Shkurt, 2023

schedule 18:54 - 13 Shkurt, 2023

Ish-kryeministri Sali Berisha, pas fjalës në kuvend dhe për mediat jashtë godinës së kuvendit, ka mbajtur një fjalim edhe para protestuesve që ishin mbledhur prej gati 23 orësh.

Berisha u shpreh se ata po mbrojnë një kuazë të drejtë dhe po ashtu cilësoi Ramën dhe McGonigal si tradhtarë të kombeve të tyre.

“Së pari, dua të ju falënderoj në mënyrën më të përzemërt, mirënjohje më të thellë.

Prania juaj këtu ka qenë një mbështetje e jashtëzakonshme, për ne, për demokratët shqiptarë kudo që ndodhen. Ne po mbrojmë një kauzë të drejtë.
Sot parlamenti shqiptar ju e patë vetë, u dominua totalisht nga fantazma e McGonigal të Edi Ramës. Ajo që Rama kishte planifikuar, kishte planifikuar në mënyrë që të shpëtonte vetë dhe disa deputete ishin ndjerë të lënduara se, pse unë kisha thënë ditën e premte pse ai kishte bërë orgjira me zyrtarë.

Por unë çfarë u thashë? Unë u thashë se, ato janë një realitet dhe sigurisht hetimit do ti jepen. Por ato janë terciare. Kryesore është lidhja e dy tradhtarëve McGonigal, tradhtar i kombit të madh amerikan dhe Edi Rama, tradhtar i kombit shqiptar.

Tani, çështja numër 1 e parlamentit padiskutim që është komisioni hetimor parlament për një problem që ka tronditur botën, Amerikën, Shqipërinë, NATO-n dhe mbarë botën e lirë.
Është në përcaktimin tonë, vendosmërinë tonë, që ky parlament ose do të ju japë zgjidhje këtyre problemeve ose nuk do të mund të trajtojë çështje tjetër.

Prania juaj këtu i detyroi të largohen nga parlamenti. Por herën tjetër, do të duhet tu marrin leje ju për tu larguar nga parlamenti. Ndaj ju them, më mirë zbatoni rregullat, ligjet, respektoni të drejtat e opozitës. Janë 750 mijë zgjedhës, të drejtat e të cilëve shtypen në parlament. Ne kurrë nuk do të tolerojmë këtë.
Rroftë revolucioni, rroftë opozita, rrofshi ju”, u shpreh Berisha.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!