Bashkohet në manifestim kryetari i PD Lulzim Basha

schedule17:29 - 2 Mars, 2020

schedule 17:29 - 2 Mars, 2020

ORA 17.26: I bashkohet protestës Kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha. Basha shprehu falënderimet e tij për të gjithë shqiptarët që i janë bashkuar protestës.

““Mesazhi im është një falenderim nga zemra për qytetarët që i janë përgjigjur thirrjes për të mbrojtur Kushtetutën. E vetmja garanci për ruajtjen e lirisë është mbrojtja e Kushtetutës dhe se liria minohet kur Kushtetuta shkelet.
Kushetutës i ka mbetur vetëm kapaku. Duhet zgjidhur menjëherë kriza dhe zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe lokale në një ditë.
Unë këtu ndodhem si qytetar, si prind, si bashkëshort dhe bashkëqytetar. Unë kam dalë për të dhënë mesazhin që ky është një tubim qytetar, dhe është një bashkim qytetarësh”, tha Basha.
” tha Basha.

Ndërkohë vijon grumbullimi i mijëra shqiptarëve në Bulevardin “Dëshmoret e Kombit”.

ORA 16.45: Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku pas pak do të nisë manifestimi i thirrur nga Presidenti Ilir Meta.

Nga pamjet që ABC News ka përcjellë shihen qytetarë të shumtë që kanë lidhur në krah flamurin kuqezi, duke përcjellë mesazhin se ky është një manifestim në mbrojtje të Kushtetutës dhe shtetit shqiptar.

Vetë Presidenti Meta ka bërë thirrje prej ditësh që qytetarët të shkojnë në shesh vetëm me flamurin kuqezi. Po ashtu nga kamera e ABC News shihen edhe një numër i madh policësh, të cilët kanë rrethuar Kryeministrinë.

Policët dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë vendosur përgjatë gjithë Kryeministrisë, për të shmangur ndonjë incident të mundshëm, edhe pse ka informacione që manifestimi do të jetë paqësor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!