Me 2 gola të shënuar me fanellën e Lille, në përballjen e së dielës ndaj Lorient, gola të cilët i dhanë fitoren ekipit të tij, Edon Zhegrova duket se po shkëlqen me fanellën e francezëve, madje kjo performancë i ka “dhuruar” sulmuesit të “dardanëve” një vend në formacionin e javës, të Kampionatit francez të futbollit, Ligue 1.
“Fantazisti” 24-vjeçari ishte protagonisti absolut në fitoren 3 me 1 të Lille, me Zhegrovën që sapo hyri në fushën e lojës shënoi 2 golat e fitores në minutat 89’ dhe 91’ të sfidës, duket i dhuruar fitoren shokëve të tij. /i.m /abcnews.al