Protagonistët/ Belica nuk dorëzohet, Danso: Si mund të shkëlqej pa luajtur?!

schedule21:41 - 13 Maj, 2021

schedule 21:41 - 13 Maj, 2021

Richard Danso dhe Egzon Belica komentuan barazimin 0-0 mes Partizanit dhe Tiranës. 20-vjeçari ganez ishte ndër lojtarët më të mirë në fushë. Rrezik konstant për mbrojtjen e Partizanit, aty ku Belica është një lider. Të dy lojtarët folën për Supersport rreth derbit të kryeqytetit, ku ndër të tjera thanë:

DANSO – “Jam shumë i lumtur për këtë ndeshje dhe për rezultatin. Pse nuk luaj gjithmonë kaq mirë? Sa më shumë shanse të kem për të luajtur, aq më mirë paraqitem në planin personal.

Fjalët e trajnerit? Ka ndikuar fakti që isha në shtëpi dhe u riktheva. I thashë trajnerit që ndihem mirë dhe dua të luaj për të ndihmuar ekipin. Unë dua të luaj dhe të ndihmoj skuadrën për të fituar. Askush nuk më sheh nëse nuk luaj, kështu që do e kem të vështirë të kaloj në një kampionat tjetër”

BELICA – “Na mungoi agresiviteti në minutat e para të ndeshjes. Derbi është derbi, frika qëndron, është aty, kështu që rezultati është i pranueshëm, por kjo nuk do të thotë që ekipet u futën në fushë për barazim.

Dëshira ime është të fitojë sulmi më i mirë. Asgjë nuk ka përfunduar sot, kemi ndeshje direkte për titullin kampion. Ditën e hënë shpresoj të fitojë sulmi më i mirë. Krahasimi me Partizanin kampion? Nuk e di, por gjithsesi ne jemi rrugës për titullin.

Kemi akoma shpresa për të dalë kampionë. Nuk e di se çfarë do krahasoja mes dy ekipeve. Atë vit kishim vetëm një rival, Kukësin. Këtë vit jemi katër ekipe që do rivalizojnë deri në ndeshjen e fundit”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!