Protagonist në Botërorin e Katarit, Emiliano Martinez nderohet me çmimin “Yachine”

schedule21:34 - 30 Tetor, 2023

schedule 21:34 - 30 Tetor, 2023

Mbrëmjen e kësaj të hëne, e më konkretisht, që prej orës, 20:30, në Paris, të Francës po zhvillohet ceremonia e “Topit të Artë”, çmimit më të rëndësishëm individual në botën e futbollit, ku padyshim një garë “e ethshme” pritet mes “pleshtit”, Lionel Messi e “vikingut” Erling Haaland për fitimin e trofeut.

Pas ndarjes së çmimit “Kopa”, “Socrates” dhe atij për skuadrën më të mirë në futbollin e femrave, tashmë është ndarë dhe çmimi “Yashin”, çmim, i cili merret nga portieri me peformancat më të mira në fushën e blertë.

Fituesi absolut i këtij çmimi është padyshim “gardiani” i Kombëtares së Argjentinës, Emiliano Martinez, i cili me pritjet e tij të “magjishme” arriti të ishte protagonist me Kombëtaren “albiceleste” në Botërorin e Katarit.

Për fitimin e këtij trofeu Martinez mposhti rivalitetin e brazilianit të Manchester City, Ederson, marokenit, Yassine Bounou, belgut të Real Madrid, Thibaut Courtois dhe gjermanit të Barcelona, Marc-Andre ter Stegen. /i.m /abcnews.al 

Lista e plotë:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!