Propozimi për martesë nuk shkon si duhet

schedule15:15 - 16 Janar, 2019

schedule 15:15 - 16 Janar, 2019

Nuk ka shkuar si duhet propozimi romantik për martesë, që një djalë nga Katania i bëri të dashurës së tij në aeroport. Vajza i ka thënë “jo” dhe është larguar me vrap, ndërsa video ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.

Një i ri nga Katania kishte planifikuar gjithçka për një propozim romantic për martesë që i bëri të dashurës së tij në aeroport: tullumbace në formë zemre, lule dhe unazë me diamante. Por cdo gjë ka qenë e kotë pasi kur ai u ul në gjunjë, vajza i tha një Jo të prerë dhe u largua me vrap duke lënë të habitur të dashurin e saj dhe personat e pranishëm në aeroport në atë moment

Video është publikuar nga adresa në Facebook e aeroportit të Katanias, pasi vetë i riu kishte kërkuar një gjë të tillë, duke mos menduar për asnjë moment se do të refuzohej. Sipas komentuesve të shumtë dhe nëna e vajzës nuk ka reaguar mirë, duke e tërhequr me forcë vajzën dhe duke i bërtitur të riut. Por mesazhet në mbështetje të tij kanë qenë të shumta duke i thënë se vajza nuk e meritonte./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!