Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi u shpreh sot se nëse qeveria do të kërkojë që të shkurtohen akoma më shumë shpenzimet e deputetëve, do të propozojë që të gjithë në qeveri të heqin dorë nga makinat zyrtare dhe të shkojnë në punë me monopatina.
“Nëse do të arrijë një propozim i tillë në qeveri, unë do të propozoj që të gjithë të heqin dorë nga makinat zyrtare dhe të shkojnë në punë me trotinet (monopatina). Ose do të bëjmë shtet ose do të luajmë me politika populiste të cilat na sjellin pikë ditore politike” ka thënë Xhaferi. db/Abcnews.al