Propozimi i ri për formulën e KQZ, PD kërkon mbledhjen e Këshillit Politik, refuzon Gjiknuri

schedule12:42 - 17 Qershor, 2020

schedule 12:42 - 17 Qershor, 2020

Partia Demokratike ka kërkuar mbledhjen e Këshillit Politik në orën 17:00.

Mësohet se PD i ka dërguar shkresë bashkëkryetarit të Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri.

Ndërkohë Gjiknuri ka kthyer përgjigje në lidhje me kërkesë e PD.

Sipas Gjiknurit, nuk mund të zhvillohet mbledhje pa qartësuar propozimet alternative, që “respekton faktin qe Kuvendi është sovran ne zgjedhjen e organit te KQZ duke siguruar edhe konsultimet dhe dakordesimet ne lidhje me emrat qe plotesojne kriteret dhe kane miratimin”.

Gjiknuri thekson se në lidhje me propozimin për formulën e emërimit të KQZ, si dhe mekanizmat e vendimmarrjes që u propozuan, u shprehën kundër dhe nuk mund të diskutohen më në mbledhjen e radhës.

Reagimi i Damian Gjiknurit:

Nisur nga njoftimi juaj per mbledhje dhe nga diskutimet e djeshme per KQZ qendrimi i PS  eshte si me poshte: 

1. Ne lidhje me propozimin per formulen e emerimit te KQZ si dhe mekanizmat e vendimarrjes qe propozuar u shprehem kunder dhe nuk mund te diskutohen me ne mbledhjen e radhes.

E gjykojme nje propozim jashte marreveshjes dhe tradites parlamentare per rolin e Kuvendit ne zgjedhjen e KQZ. 

Per kete ceshtje do te diskutojme pasi te na sillni paraprakisht nje propozim tjeter qe respekton faktin qe Kuvendi eshte sovran ne zgjedhjen e organit te KQZ duke siguruar edhe konsultimet dhe dakordesimet ne lidhje me emrat qe plotesojne kriteret dhe kane miratimin tuaj.

Pra, e theksoj vetem nese sillni propozim te ri bazuar ne keto parime mund te vazhdoje ky diskutim. 

2. Per pikat e tjera ju lutem specifikoni cilat jane ato perfshire propozimet alternative qe keni duke i derguar paraprakisht me qellim qe ti japim zgjidhje ne mbledhjen e radhes dhe mos humbim kohe me debate te kota. Pra, vetem pas ketij qartesimi mund te konfirmoj mbledhjen e radhes ne cdo kohe. 

Damian Gjiknuri 

Bashkekryetar i Reformes Zgjedhore” ./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!