Propozimi i presidentit të Lyon: Dakord të luajmë në fushë neutrale me Juven

schedule16:24 - 2 Mars, 2020

schedule 16:24 - 2 Mars, 2020

Koronavirusi ka shkaktuar një rrëmujë të madhe në kalendarin e Serie A. Shumë ndeshje janë shtyrë dhe përballjet e ardhshme mendohet të zhvillohen pa tifozë derisa gjendja e vështirë të qetësohet. Dilema të mëdha ka edhe në Champions League.

Lyon arriti një fitore të bukur në sfidën e parë të raundit të 1/8 kundër Juventusit. Francezët mposhtën bardhezinjtë 1-0 dhe sfida e kthimit është programuar me 17 mars. Presidenti i Lyon, Jean Michel Aulas ka hedhur një hipotezë për L’Equipe rreth ndeshjes së kthimit.

Nuk ia kam idenë se çfarë do të ndodhë, por jemi gati të luajmë në një fushë neutrale nëse do të jetë e nevojshme. Jemi gati të respektojmë çdo vendim të UEFA-s. Kanë ndryshuar shumë gjëra nga ndeshja e parë. Skuadra U23 e Juves është izoluar në karantinë. Në të njëjtë kohë, katërt lojtarë të skuadrës U23 janë stërvitur me skuadrën e parë“, deklaron presidenti i Lyon. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!