Propozimi i PD, Bylykbashi: Pati reagime të forta në tryezë nga mazhoranca

schedule12:48 - 20 Shkurt, 2020

schedule 12:48 - 20 Shkurt, 2020

Oerd Bylykbashi në një deklaratë për mediat ka zbardhur atë që është diskutuar në tryezën e Reformës Zgjedhore e cila u mbajt sot.

Bylykbashi sqaroi propozimin e opozitës për gjyqtarët, ndërsa tha se ky propozim hasi një reagim të fortë nga mazhoranca.

Sot opozita bëri propozimin e paketës tjetër në përputhje me kalendarin e  miratuar. Opozita ka prezantuar tashmë 6 paketa dhe do të ketë edhe një të shtatë. Propozimi i sotëm ishte shumë i rëndësishëm, është një element themelor, e drejta për t’ju drejtuar një gjykate të pavarur, që për fatin e keq të shqiptarëve jo vetëm që nuk u garantohen zgjedhje por u mohohet edhe e drejta për tu ankuar në një gjykatë të pavarur.  Kjo konstatohet edhe nga raporti i OSBE.

Duke qenë se është një rekomandim prioritar, duke qenë se pa një garanci gjyqësore procesi zgjehdor nuk mund të jetë kurrë një proces në përputhje me standartet demokartike, kjo paketë është telbësorepër të arritur kompromison. Pati një reagim shumë të fortë nga mazhoranca, e cila do të vazhdojë të kontrollojë mekanizmta ata sot kapin gjyqësorin dhe ushtrojnë presion. Ne këtë nuk do e lejojmë”, tha Bulykbashi.

Në mbledhjen e sotme u diskutua për Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor. Opozita ka parashtruar draftin që parashikon moratorium 4-vjeçar nga vettingu për gjyqtarët e zgjedhjeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!