Propozimi i partisë së gjelbër në Gjermani: Të fshihet fjala racë nga kushtetuta e vendit

schedule15:23 - 11 Qershor, 2020

schedule 15:23 - 11 Qershor, 2020

Lideri i të gjelbërve në Gjermani, ka shkruar një editorial për Tageszeitung së bashku me zv/kryetaren e parlamentit Aminata Ture. Të dy kanë bërë një propozim, duke u mbështetur dhe në protestat e shpërthyera në të gjithë botën kundër racizmit dhe dhunës së policisë. Ata sugjerojnë fshirjen e fjalës racë nga artiikulli 3 i kushtetutës gjermane, i cili garanton barazinë e të gjithë njerëzve përpara ligjit. Habeck e Tourè e konsiderojnë të papranueshme ndarjen e njerëzimit në kategori pasi sipas tyre nuk ka rraca por persona.

Lajmi është se ky propozim është aprovuar nga pjesa më e madhe e qeverisë gjermane. Por zëdhënësi i ministrisë së brendshme u shpreh se ka argumente të mjaftueshme që gjërat të qëndrojnë ashtu si janë dhe një debat i tillë duhet bërë në një situatë më të qetë dhe jo në klimën aktuale. Ndërsa zëdhënësja e kancelares gjermane Merkel u shpreh se lufta kundër racizmit është një nga prioritetet e qeverisë gjermane.

Në Francë presidenti Makron bëri apel që të mos ketë asnjë lëshim ndaj episodeve raciste, në mbledhjen e këshillit të ministrave. Sipas tij racizmi është një sëmundje që prek të gjithë shoqërinë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!