Nuk kanë munguar tensionet në seancën plenare që po mbahet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut lidhur me propozimin francez. Mediat në vend raportojnë se një tjetër përplasje ka ndodhur verbal mes kryeparlamentarit Talat Xhaferit dhe deputetit kontradiktor Dimitar Apsasiev.
Pas një zënke verbale, debati ka përshkallëzuar në kërcënime fizike. Siç shihet edhe në pamjet e publikuara, deputeti Apasiev i drejtohet kryeparlamentarit Xhaferi në formë kërcënuese duke i treguar gishtin. Ky i fundit e kërcënon më pas se “do t’ia thyejë gishtat.” /abcnews.al/