Propozimet e Ramës në Hagë/ Ahmeti: Hapja e ambasadave të Kosovës në botë ka pasur mbështetje nga Shqipëria

schedule17:32 - 20 Dhjetor, 2024

schedule 17:32 - 20 Dhjetor, 2024

Ish- ambasadori Amir Ahmeti, i ftuar në ‘Ballkan Update’  lidhur me zhvillimet e fundit mes dy vendeve Shqipërisë dhe Kosovës, u shpreh se rezoluta është pozitive. Sipas tij, raportet mes dy vendeve kanë qenë të zbehta në ekonomi dhe kulturë dhe thekson se mbështetja e Shqipërisë është e padiskutueshme ndaj Kosovës.

“Si një komb që jemi të ndarë padrejtësisht ishte kënaqësi të shihje parlamentet e dy vendeve dhe në fund të dilnin në një rezolutë që është pozitive.

Ky është takimi i dytë që prej Kurtit në qeverisje , takimi i fundit ishte në 2022 dhe nuk ka pasur ndonjë dallim mes raporteve. Ne kemi një raport shumë të mirë të shqiptarëve mes njëri- tjetrit po problemi qëndron tek liderët tanë.

Është e vërtetë që kryeministri Rama nuk ka qenë shumë dashamirës me Kurtin. Kemi dy kryeministra kryeneç që për kapriço që nuk e pëlqejnë njëri- tjetrin dhe ne si dy vende nuk kemi raporte të kënaqshme në ekonomi dhe kulturë.

Raportet tona janë shumë të zbehta, kemi një bilanc tregtar shumë të zbehtë. Ndihma e Shqipërisë ndaj Kosovës është e padiskutueshme , unë si ambasador kam hapur dy ambasada në Abu- Dabi dhe në Doha dhe kam gjetur mbështetjen e tyre. Ka qenë ndihmesë. Kjo ka vazhduar në shumë qeveri, por në kohët e fundit nuk e gjejmë një bashkëpunim.

Unë mendoj se ky propozim ka mundur të jetë mes zyrës së kryeministrit shqiptar dhe Kosovës pa dalë që të bëhet lajm. Mendimi im është që Kurti dhe Rama duhet të lënë anash tekat e tyre dhe për hir të kombit të bashkëpunojnë. Kurti që prej është kryeministqër ka ndarë partitë shqiptare në Maqedoni dhe në Mal të Zi, ndërsa Rama ka raport më të mirë me Vuçiç se Kurti.” / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!