Propozimet e Celibashit/ Drafti i plotë: Si do regjistrohen e votojnë emigrantët

schedule15:26 - 23 Maj, 2024

schedule 15:26 - 23 Maj, 2024

Nëse politika do të heqë pikëpyetjet që ngriti pasi dëgjoi për rreth 2 orë propozimet e KQZ, në 2025 diaspora shqiptare do të mund të votojë nga një kompjuter apo celular.

Platforma e KQZ-së për të realizuar votimin elektonike të diasporës e ndan këtë proces në dy faza. E para është ajo e regjistimit të emigrantëve që do të shprehin dëshirën për të hedhur votën e tyre. I gjithë procesi nis nga faqja e KQZ-së, që do të hap një dritare të posacme vetëm për votimin nga jashtë. Në funksion të kësaj votuesi si hap të parë, do të duhet të skanojë dokumentin e identifikimit shqiptare, që merr të gjitha të dhënat për ta bërë të pangatërrueshme me ansjë individ tjetër. Përvec të dhënave të identifikimit, personi bën dhe fotografim të fytyrës, që kryqësohet dhe me fotografin në dokumentin e identifikimit.

Të dhënat e marra, përkthehen në një formular elektronik. Regjistrimi përfundon kur zgjedhësi jep të dhëna të tjera, adresën e emailit, numrin e telefonit cellular dhe adresën e banimit jashtë vendit. Nëse kjo është e qëndrueshme e deklaruar tek regishtri i gjendjec civile. Të dhënat verifikohen dhe nga gjendja civile, për të dal në përfundimin mbi saktësinë e të dhënave. Ky është hap final, kur zgjedhësi njoftohet se ai fitoi të drejtën e votimit.

Faza e dytë është ajo e votimit, pasi regjistrimi është kryer. Mënyra e propozuar nga KQZ parashikon votim elektonike dhe me post. Si hap i parë tek votimit, votuesi akseson profilin e tij të
krijuar gjatë regjistrimit. Për të përjashton mundësinë e mashtrimit, sistemi sërish kërkon identifikimin përmes fotografimit të dytës, një kodi të përkohshëm dhe fjalëkaim personal.
Fleta e votimit elektornike pasi hapet procesi shfaqet me emrat dhe të dhënat e tjetra ku zgjedhësi zgjedh dhe ekonfirmon zgjedhjen e tij.

Pasi mbyllet votimi, votuesit I shafqen dy bare mkode të vecnata. Një me të dhënat e votuesit dhe tjetra me fletën e votimit të kryer. Këto cohen elektonikisht ose me postë, në dy zarfe të ndryshme, që në momentin që vijnë nga KQZ, ndahen nga njëra tjetra dhe numërohen vecmas, që të mos lidhet votuesi me votën, pra vota mbetet e fshehtë.

Sipas KQZ ky është një proces i thjeshtë dhe garanton sekretin e votës, ndaj përdoruesve të sistemit, administratorëve të sistemit dhe audituesve. Ndryshe nga votimi në vend, për diasporën parashikohet që periudha të nis më herë dhe të zgjas disa ditë.

Për të shmangur gabimet që mund të ndodhin, KQZ u jep mundësi zgjedhjësve ta përsërisin disa herë procesin, por vetëm vota e fundit do të numërohet. Ende kjo mënyrë votimi nuk ka dakodësinë e PS-së dhe PD-së së Rithemelimit, por ka gadishmërinë për të diskutuar, ndërsa afatet kohore po ngushtohen dhe fundi i korrikut nuk është larg./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!