Në shkollat ruse lufta në Ukrainë po shpjegohet me anë të personazheve vizatimorë. Protagonistë të propagandës ruse Vanja dhe Kolja, dy nxënës që janë dhe shokë banke.
I pari përfaqëson Rusinë, i dyti Ukrainën. Në një pikë miqësia e tyre ndërpritet dhe Kolja fillon të frekuentojë shoqëri të keqe – një prej shokëve të rinj ka veshur një bluzë me ngjyrat e flamurit amerikan.
Dhe të dy nisin të rrahin fëmijët e tjerë, të cilët përfaqësojnë republikat e Luhansk dhe Donetsk. Vanja ndërhyn duke ç’armatosur Koljën, por Shtetet e Bashkuara të të Amerikës dhe perëndimi i vijnë në ndihmë. Në fund theksohet se kjo situatë nuk është luftë, por një përpjekje për të ç’armatosur Ukrainën dhe për të rivendosur paqen, gjithnjë nëse populli ukrainas e do një gjë të tillë.
Ja se si e shpjegon Rusia për fëmijët e saj se çfarë po ndodh në Ukrainë, në më pak se dy minuta. /abcnews.al/