Pronari u vetëplagos në mënyrë misterioze, karburantit i vendoset shiriti “skenë krimi”

schedule20:54 - 29 Nëntor, 2020

schedule 20:54 - 29 Nëntor, 2020

Mbrëmjen e sotme në fshatin Poshnje, Ura Vajgurore në pikën e tij të karburantit banorët e zonës gjetën të plagosur me armë zjarri pronarin e këtij biznesi, i cili është Irfan Azizi. Ai u transportua me shpejtësi në spital.

“ABC” mëson se Azizi ka një plagë në dorë dhe sipas policisë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja është raportuar nga policia si vetëplagosje, megjithatë vijojnë hetimet.

“ABC” sjell edhe pamjet nga vendi i ngjarjes ku janë ende gjurmët e gjakut, ndërsa karburantit i është vendosur shiriti “skenë krimi” duke u rrethuar./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!