Pronari i një firme private është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në një magazinë në autostradën Tiranë-Durrës. Policia bën me dije se ai është N. D., 58 vjeç ndërkohë që nga këqyrja paraprake ka rezultuar se në trupin e tij nuk janë gjetur shenja dhune apo dëmtime.
Dyshimet paraprake janë se ai mund të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale, megjithatë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Informacion paraprak
Më datë 31.01.2021, rreth orës 07:40, në autostradën Tiranë-Durrës, në magazinën e një firme është gjetur pa shenja jete pronari i firmës shetasi N. D., 58 vjeç. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera, ku paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor dhe sherbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./mv.abcnews.al