Komplimentet nga Gerry Cardinale mbërritën nga Nju Jorku. Pronari i Milanit ndoqi ndeshjen kundër Tottenhamit nga Shtetet e Bashkuara dhe ishte i lumtur për raundin tjetër.
Gjatë natës në Londër, Stefano Pioli mori mesazhe nga numri një i “RedBird” me komplimente për kualifikimin në çerekfinale. Cardinale, siç raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, tha se ishte shumë krenar për trajnerin dhe ekipin dhe përdori tre fjalë kyçe si elasticiteti, qëndrueshmëria dhe konkurrueshmëria. Mesazhe ka ardhur edhe nga Maldini.
Gerry Cardinale, për momentin, e ka parë skuadrën tre herë në San Siro kundër Interit, Juves dhe Tottenhamit dhe kanë ardhur tre fitore. E vetmja ndeshje jashtë fushe, megjithatë, mbetet ajo e Londrës kundër Chelseat ku kuqezinjtë u mundën 3-0./ h.ll/abcnews.al