Chelsea po kalon një sezon katastrofik. Skuadra është vetëm e 11 në renditjen e Premier League për momentin.
Pas eliminimit nga Champions League pas një dueli me Real Madridin, Todd Boehly, një nga pronarët e klubit londinez, zhvilloi një takim privat, ku morën pjesë bankierë dhe partnerë biznesi. Me zhvillimin e ngjarjes, ai pranoi gabimet në drejtimin e klubit, por nuk u fut në detaje, shkruan Daily Mail.
Chelsea do të luajë ndeshjen e radhës në Premier League më 26 prill kundër Brentford në shtëpi. /G.D abcnews.al/